×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë duhet të bëjë tani Agim Ademi sipas statutit që ka Federata e Futbollit të Kosovës?

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 18:14

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej nëntë muajsh burg efektiv, që gjykata e shkallës së parë, kishte shqiptuar ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.


    Statuti i FFK-së, përkatësisht neni 24-ë (pika 1,g) parasheh që një person i cili kandidohet për organ apo trup statutar të FFK-së, duhet të mos jetë i dënuar me Aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale.

    Nëse një individ nuk i plotëson kushtet e lartpërmendura derisa është në pozitë, ai menjëherë humbë statusin e anëtarit të trupit apo organit të FFK-së.

    Në këtë rast, kryetari aktual duhet të jap dorëheqje dhe të hap rrugë për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

    Tash e një kohë janë disa klube të Superligë dhe Ligës së Parë, që shihen si opozitë të Agim Ademit, mund të vijnë me propozim për kryetar të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!