×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë i ndodhi personit që bëri fotografi me Maradonën në arkivol?

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 13:47

    Diego Molina një nga punëtorët që ishte ngarkuar me përgatitjen e trupit të pajetë të Maradonës është pushuar nga puna dhe ka pranuar kërcënime me vdekje


    Molina e kishte hapur arkivolin e Maradonës dhe kishte realizuar një fotografi, e cila më pas u bë e madhe në rrjetet sociale, shkruan Reporteri.net

    Në momentin që kjo fotografi u bë virale shpërthyen pakënaqsitë, derisa pati pasoja edhe për punëtorin që bëri këtë gjest.

    Një tifoz i Maradonës që pa foton shkruajti: “Unë dua që kjo tullace e shëndoshë që bëri një fotografi të trupit të Diegos të vdekur. Unë dua që ai të jetë i vdekur. I VDEKUR.”

    Diego Molina u pushua nga puna, derisa gjithashtu ka marrë shumë kërcënime për vdekje. Madje ka pas të tillë që kanë kërkuar që Diego Molinas t’i hiqet shtetësia e Argjentinës.

    Ndryshe, Maradona u nda nga jeta të mërkurën në moshën 60 vjeçare. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!