×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë mesele: Barça do të pendohet që e tranferoi Griezmanin, ky dënim i vajmedetshëm e pret klubin nëse shpallen fajtorë

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 16:29

    Barcelona nuk i ka punët mirë, krejt kjo shkaku i transferimit ‘i-legal’ të Antoine Griezmann nga Atletico Madridi.


    Sulmuesi francez u transferua këtë verë për shumën e 120 milionë eurove, por klubi nga Madridi i ka paditur katalanasit për disa mosmarrëveshje në çmimin e transferimit, shkruan Reporteri.net

    Barcelona kishte paguar klauzolën e lirimit tek krerët e La Ligas në korrik, por Atletico e ka dërguar qështjen në gjykatë dhe tani dyert e klubit katalan rrezikojnë të mbyllen për këtë shkak sipas El Mundo.

    Atletico Madridi pohon se klubi katalan kompletoi transferimin e ish-sulmuesit të tyre përpara se klauzola e lirimit të binte nga 200 milionë euro në 120 milionë euro më 1 korrik.

    Nëse Barcelona shpallet fajtore për këtë rast, atëherë dënimi që pritet ta marrin është mbyllja e dyerve të stadiumit.

    Sipas kodeve disiplinore, thuhet në artikujt e 88 dhe 126 se ekziston mundësia që për shkak të thyerjeve të rregullave, të dënohet klubi me mbyllje të stadiumit.

    Megjithatë, thuhet se Atletico nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe e do me patjetër pjesën tjetër prej 80 milionë eurove./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!