×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë po ndodhë me Vanessan, gruan e Kobe Bryant?

    Reporteri
    29 Janar 2020 | 19:35

    Vanessa Bryant është duke kaluar momentet më të vështira në jetë pasi në një aksident me helikopter humbi burrin dhe vajzën e saj 13 vjeçare


    Lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit pikëlloi të gjithë, por më së shumti po vuan personi më i afërt i Bryantit, gruaja e tij, Vanessa, shkruan Reporteri.net

    Një mike e ngushtë e Vanessas ka thënë se çdo fjalë që ajo e thotë, e bën duke qarë.

    “Ajo është e shkatërruar, nuk mund të thotë asnjë fjalë pa filluar të qajë,” ka thënë një mike e ngushtë e Vanessas.

    Image result for kobe bryant family members"“Por, Vanessa po qëndron e fortë me fëmijët e saj, ajo poashtu ka shoqëri të mirë të cilët asnjëherë nuk po e lënë vetëm,”.

    Ndryshe, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna e njohur si Gigi ishin në mesin e 9 personave që humbën jetën në aksidentin me helikopter që ndodhi mëngjesin e së dielës në Los Angeles. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!