×
  • Sport
  • Sport

    Challandes kundër Superligës Evropiane

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 10:44

    Bernard Challandes është futur në debatin se a duhet të formohet Superliga Evropiane.


    Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar se kjo ligë po bëhet vetëm sa për të gjeneruar më shumë para.

    “Kjo Superligë është duke u formuar për të fituar klubet më shumë para. Unë jam i shokuar nga kjo”, ka thënë Challandes në “RFJ.ch”.

    12 klube të mëdha evropiane e kanë nisur një iniciativë për krijimin e një gare të re.

    Barcelona, Real Madridi, Liverpooli, Juventusi dhe klube tjera synojnë ta fillojnë këtë garë në gusht të këtij viti.

    Mirëpo, kjo ide është kundërshtuar ashpër nga UEFA dhe FIFA, të cilat kanë paralajmëruar sanksione ndaj klubeve në fjalë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!