×
  • Sport
  • Sport

    Chiellini: Isha 2 herë afër largimit nga Juventusi, këto dy klube bën ofertë për mua

    Reporteri
    06 Qershor 2020 | 10:21

    Giorgio Chiellini e ka zbuluar se ka qenë afër largimit nga Juventusi, pasi kishte oferta nga Real Madridi dhe Manchester City gjatë karrierës së tij.


    Chiellini ka vazhduar me Juven, duke qene figurë kryesore në skuadër, kur fituan tetë tituj kampioni.

    35-vjeçari tregon se ishte afër Real Madridit, por ata në atë kohë preferuan Ricardo Carvalhon, ndërsa interesimi nga City erdhi në kohën kur Roberto Mancini drejtonte atë skuadër.

    “Unë isha afër largimit nga Juventusi në dy raste, në vitin 2010 dhe në vitin 2011″. ‘Në rastin e parë isha afër Real Madridit, në rastin e dytë te Manchester City. Unë isha shumë më afër me spanjollët”. “Agjenti im kishte biseduar me një nga përfaqësuesit e Realit, por Mourinho sapo kishte mbërritur dhe pastaj kishte kërkuar blerjen e bashkatdhetarit të tij, Ricardo Carvalho”. “Në rastin e dytë, takova në drejtues të Manchester Cityt në Milano, por nuk doli asgjë nga ai takim”.

    “Te Juventusi ishin të lumtur që më mbajtën. Sapo kishte mbërritur Marotta”, ka shkruar Chiellini në autobiografinë e tij “Io, Giorgio”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!