×
  • Sport
  • Sport

    City i fortë për Brightonin

    Reporteri
    23 Tetor 2021 | 20:53

    Manchester City ka fituar me rezultat të thellë ndaj Brightonit.

    Skuadra e Guardiolas ka fituar në transferë me rezultat prej 1-4.

    Llogarinë e golave e hapi, Gundogan i cili realizoi gol në minutën e 13’të të takimit.

    Për golin e dytë u përkujdes Foden i cili konkretizoi një kundërsulm mirë të organizuar nga skuadra e tij në minutën e 28’të të takimit.

    Foden realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn në minutën e 31’të të takimit.Në pjesën e dytë Brighton ishte më i rrezikshëm dhe arritën të shënojnë golin e nderit nga pika e bardhë.

    Mac Allister mposhti Edersonin nga pika e bardhë në minutën e 81’të të takimit.Epilogun përfundimtar të ndeshjes e dha Riyad Mahrez i cili shënoi golin e 4’të për Cityn në minutën e 95’të të takimit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!