×
  • Sport
  • Sport

    Conte për Superligën: Klubet duhet të sigurojnë një vend, mirëpo UEFA nuk investon në asgjë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 7:28

    Interi ka barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Spezias me rezultat 1-1.


    Ky ishte barazim i dytë i skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte në Serie A, fillimisht ndaj Napolit dhe tani edhe ndaj Spezias, njofton lajmi.net.

    Pas ndeshjes, Conte reagoi mbi krijimin e Superligës, duke thënë: “Së pari, sporti duhet të jetë gjithmonë meritokratik. Por UEFA organizon të gjitha garat dhe rezervon vetëm një pjesë të vogël të parave për klubet”.

    Ai tutje thotë: “Klubet duhet të shpërblehen në mënyrë më të përshtatshme. UEFA nuk investon asgjë, klubet po”.

    Superliga, e cila ishte themeluar nga 12 klube, për momentin është suspenduar dhe nuk dihet e ardhmja e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!