×
  • Sport
  • Sport

    Covid-19 prek edhe Kombëtaren, infektohet sulmuesi

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 20:51

    Myrto Uzuni humb supersfidën e “Camp Nou” përballë Barcelonës për shkak të Covid-19.


    Siç raporton klubi hungarez i Ferencvaros, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka rezultuar pozitiv në testin e fundit.

    Për këtë arsye ai nuk ka fluturar me skuadrën drejt Barcelonës, duke humbur një mundësi të artë për të treguar veten në një prej “teatrove” të futbollit ndërkombëtar.

    Barcelona-Ferencvaros, e vlefshme për Grupin G të Champions League, luhet nesër në ora 21:00.

    Ndërkohë, Uzuni ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e fundit kundër Kazakistanit dhe Lituanisë…

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!