×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo thyen rekordin 60-vjeçar te Juventusi

    Reporteri
    05 Korrik 2020 | 19:58

    Ylli i Juventus-it, Cristiano Ronaldo ka thyer tjetër rekord në fanellën e gjigantit italian.


    Portugezi shënojë gol të bukur nga gjuajtja e lirë ndaj Torino-s duke shënuar golin e 25-të këtë sezon në Serie A për Juventusin.

    Ronaldo u bë lojtari i parë që shënon 25 gola në Seria A për Juve-n që nga viti 1961.

    Me fitoren e djeshme ndaj Torino-s, “Bianconerët” janë shtatë pikë larg Lazio-s, ndërsa kanë mbetur edhe tetë ndeshje të pazhvilluara.

    Ronaldo pritet të jetë startues edhe në përballjen ndaj AC Milan-it këtë të martë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!