×
  • Sport
  • Sport

    Dalot dëshiron largimin nga United gjatë verës

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 14:37

    Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Diogo Dalot ka vendosur të largohet nga klubi në verë.


    Pasi dështoi të jetë titullar para Aaron Wan-Bissaka, Dalot kaloi edicionin huazim te AC Milan, transmeton lajmi.net.

    Portugezi ka gjetur formën më të mirë te “Rossonerët”, të cilët janë në bisedime me “Djajtë e Kuq” për ta mbajtur lojtarin në verë.

    Sipas Calciomercato, Dalot dëshiron të mbetet në “San Siro” dhe tani pjesa tjetër i takon Milanit dhe Unitedit të gjejnë gjuhën e përbashkët.

    Kartoni i Dalot thuhet se kushton mes 10 – 15 milionë euro dhe United ka gjetur pasuesin, ngase duan transferimin e Kieran Trippier nga Atletico Madrid.

    Dalot ka bërë 32 paraqitje për Milanin këtë edicion duke shënuar dy gola dhe asistuar tri herë në të gjitha garat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!