×
  • Sport
  • Sport

    Dani Alves dënohet me mbi katër vjet burgim për përdhunimin e një gruaje

    Reporteri
    22 Shkurt 2024 | 10:35

    Një gjykatë në Spanjë ka shpallur fajtor ish-futbollistin e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves për përdhunimin e një gruaje në një klub nate të Barcelonës.

    Ai është dënuar me katër vjet e gjysmë burg, raporton BBC.

    40-vjeçari, i cili është një nga futbollistët më të dekoruar në histori, kishte mohuar të kishte sulmuar seksualisht gruan në orët e para të 31 dhjetorit 2022.

    Avokati i tij kishte kërkuar që ai të shpallej i pafajshëm dhe Alves mund të apelojë kundër dënimit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!