×
  • Sport
  • Sport

    Dardanet kërkojnë rezultat pozitiv kundër Armenisë

    Reporteri
    25 Tetor 2021 | 23:55

    Pas pritjes së gjatë e të pakuptimtë në aeroportin e Yeravanit në Armeni, Kombëtarja A e femrave u akomodua në hotel “Metropol” dhe mbajti seancën stërvitore para ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023” kundër Armenisë.

    Stërvitja u shtrua bazuar në analizën paraprake të ndeshjes Shqipëri-Armeni, nga e cila përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik provuan të gjitha taktikat e mundshme në mënyrë që të arrihet një rezultat i mirë.

    Atmosfera brenda grupit është e mirë dhe vashat janë të motivuara për fitore në mënyrë që sa më parë të harrohet humbja e thellë nga Kombëtarja e Belgjikës të enjten e kaluar.

    Ndeshja e nesërme kundër Armenisë zhvillohet në orën 16.00 sipas kohës së Kosovës.

    Deklaratat pas stërvitjes

    Edonë Kryeziu, kapitene

    Kemi arritur të përgatitemi maksimalisht. Në ndeshjen me Belgjikën kemi pasur gabime e lëshime, prandaj besoj që këto gabime nuk do t’i përsërisim dhe shpresoj e besoj në fitore dhe në shtëpi do të kthehemi me tri pikë.

    Erletë Mehmeti, futbolliste

    Jemi përgatitur maksimalisht. Atmosfera në grup është shumë e mirë. Kemi luajtur ndeshje të fortë me Belgjikën dhe kemi nxjerrë mësimet e duhura nga kjo ndeshje, ndaj besoj në rezultat pozitiv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!