×
  • Sport
  • Sport

    Dardanet të gatshme, shpresojnë në fitore sonte kundër Estonisë

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 10:31

    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka kryer stërvitjen e fundit para ndeshjes së sontme kundër Estonisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021, që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 19:00.


    Para stërvitjes në konferencë për media përzgjedhësja, Afërdita Fazlija dhe lojtaret Edona Kryeziu dhe Erëleta Memeti, kanë shfaqur optimizmin për fitore, edhe pse kanë vu në pah mungesat e rëndësishme për këtë ndeshje.

    Përzgjedhësja Fazlija pret që futbollistet që do të paraqiten në fushën e lojës do të japin maksimumin, derisa theksoi se në bazë të grupit dhe në bazë të rrethanave ende janë brenda objektivit pasi deri në fund të ciklit kualifikues janë edhe 5 ndeshje.

    Ndërkaq, kapitenia Edona Kryeziu theksoi se në ndeshjet e fundit 70% e ekipit të parë kanë qenë lojtaret nga Diaspora, kurse këtë herë Kombëtarja do të bazohet në lojtare nga kampionati vendor dhe për këtë arsye e ka vlerësuar si ndeshjen më të vështirë të këtij cikli.

    Në anën tjetër, njëra nga dy futbollistet e vetme nga klubet evropiane që ka arritur të vijë në këtë ndeshje, Erëleta Memeti ka thënë se beson te fitorja pa marrë parasysh se kanë mungesa të shumta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!