×
  • Sport
  • Sport

    Dashuria për Messin dhe Maradonën, napolitanët sfidojnë koronavirusin

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 23:06

    Me qindra e mijëra napolitanë janë gjendur sot në sheshin para hotelit në të cilën është vendosur skuadra e Barcelonës.


    Ata kanë pritur derisa skuadra bleugrana ka dalë nga autobusi e kryesisht kanë pritur nën ovacione të forta daljen e Lionel Messit.

    Si duket napolitanët në këtë 24 orësh, para se të nis sfida, një sfidë e lehtë në letër për spanjollët e Katalonjës, kujtojnë kohët e arta kur një tjetër argjentinas do ta rikthente qytetin e tyre ndër më të njohurit e botës së futbollit.

    Kështu ata duket se duke pritur në atë mënyrë Messin dhe shokët e tij edhe pse janë kundërshtarë të Napolit, i çojnë mesazhin e dashurisë perëndisë së tyre, Diego Armando maratona. Historia e dashurisë mes tij dhe qytetit të Napolit është unike deri më sot dhe vështirë të arrijë dikush tjetër t`i afrohet për shkak jo vetëm asaj çka Maradona bëri për atë skuadër por edhe për cilësitë e tij të jashtëzakonshme.

    E në kohën kur virusi i çmendur i ardhur nga Kina edhe në Itali ka bërë që më shuam se gjysma e vendit të kalojë nën masa të rrepta sigurie, napolitanët nuk pyesin po gjenden pikërisht aty ku ylli argjentinas, njeriu që thuhet se do të rrëzojë “Zotin” e tyre nga froni, do të kalojë natën, transmeton gazetafjala.

    Tifozët kanë pritur me kore të shumta zbarkimin futbollistëve të Barcelonës nga autobusi derisa erdhi radha e argjentinasit, duke shpërthyer në brohoritje për të. Këngët që i kushtoheshin Messit, por edhe ato të famshmet e viteve ’80 si “Ho visto Maradona”, pushtuan sheshin rrotull hotelit, ndërsa katalanasit futeshin nën masa të rrepta sigurie brenda ambienteve të hotelit.

    Gjithçka ndryshe nga ajo që përjetoi Real Madridi kur u ndesh me napolitanët në Ligën e Kampioneve, ku godina u rrethua dhe tifozët vërshëllyen gjatë Ronaldon dhe shokët e tij.

    Për përballjen e nesërme dhe për famën e argjentinasve më të mirë të historisë së futbollit ka folur edhe një prej lojtarëve më të njohur të Napolit, Lorenzo Insinge, i cili teksa foli për ndeshjen dhe edhe mendimet e tij mbi dy argjentinasit: Nëse Maradona është perëndia e futbollit, Messi është më i miri i historisë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!