×
  • Sport
  • Sport

    Del videoja nga momenti kur Ronaldo refuzon të futet në lojë

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 18:59

    Çështja që lindi mes Cristiano Ronaldos dhe Erik Ten Haag tashmë konsiderohet e përfunduar.

    Pasi portugezi u ndëshkua Cristiano nga trajneri i tij për refuzimin për të bërë një zëvendësim në fund të lojës kundër Tottenham, ai u rikthye në stërvitje te Manchester United.

    Megjithatë, ajo që ndodhi saktësisht atë natë në “Old Trafford” është diçka që vazhdon të preokupojë mediat.

    Në këtë kuadër është publikuar një video përkatëse nga pankina e “djajve të kuq” në momentin kur Ten Haag i kërkon portugezit të futet në ndeshje.

    Kështu ai i bën me shenjë Ronaldos, por numri 7 refuzon dhe pasi ka zbritur në fushë për t’u dhënë dorën lojtarëve që kanë dalë si zëvendësues, ai niset për në dhomën e zhveshjes në minutën e 87-të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!