Dembele po i shqyrton katër oferta

Kontratës së tij me Barcelonën po i vije fundi

Kontratës së Ousmane Dembeles me Barcelonës do t’i vije fundi fiks pas një jave dhe e ardhmja e tij është ende në ajër, me disa skuadra që janë duke u përpjekur për t’i siguruar shërbimet e tij.

Francezi ka marrë ofertë për rinovim nga Barcelona por ende nuk ka përgjigje prej tij. Në anën tjetër tre klube, të cilat janë të interesuara për të shpresojnë që të nënshkruajnë më të si transfer të lirë. Këto klube janë Paris Saint-Germain, Chelsea dhe Bayern Munich.

Rinovim kontrate me kushte

Situata e kontratës së tij me Barcelonën ka ngecur. Dembele dëshiron të qëndrojë në Blaugrana dhe Xavi Hernandez ka kërkuar nga bordi të bëjnë gjithçka që të nënshkruajnë më të.

Megjithatë, klubi nuk ka bërë shumë lëvizje prej ofertës së fundit për rinovim. Gjithçka ka mbetur e pandryshuar, me Barcelonën që pret të shikojë nëse mund t’i sigurojë marrëveshjet financiare që ata janë duke i negociuar. Këto marrëveshje të mundshme mund t’i ofrojnë klubit më shumë faktor për të siguruar rinovimin e kontratës me francezin.

Faktori Tuchel

Thomas Tuchel dhe Dembele bashkëpunuan mirë te Borussia Dortmund dhe trajneri gjerman dëshiron t’i ribashkojë forcat me francezin në Chelsea, të cilët janë favorit për të nënshkruar me të nëse ai largohet nga Barcelona.

Chelsea ka shprehur interesim edhe për Raheem Sterlingun e Manchester City dhe kalimi i mundshëm i tij aty do ta bllokonte francezin. Megjithatë, Tuchel është duke marrë në konsideratë nënshkrimin me të dy lojtarët për shkak së do ta përdorte Sterlingun si sulmues qendrorë.

Lidhja me Francën

Pavarësisht së besohet që shkuar e Luis Campos si këshilltarë në PSG do të thotë që Dembele nuk do të shkojë në këtë skuadër, klubi nga Ligue 1 ka kontakte me agjentët e tij.

Vendimi i Kylian Mbappes për të qëndruar nuk paraqet pengesë, për shkak se largimi i Angel Di Marias ka krijuar hapësirë tek skuadra e PSG-së të cilët janë në kërkim të një sulmuesi.

Në anën tjetër, pavarësisht së interesimi i Bayern Munichut është zbehur ditëve të fundit, Dembele ende është në listën e ngushtë të kampionëve të Bundesligës.