×
  • Sport
  • Sport

    Dëmtimi i James Rodriguez ia ‘lëndon zemrën’ pornostares së njohur

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 16:51

    James Rodriguez pësoi një dëmtim të testikujt në derbin Everton-Liverpool pas një përplasjeje me Virgil Van Dijk dhe nuk ka qenë në formë për skuadrën e tij.


    Mesfushori kolumbian, i cili luajti gjatë ndeshjes kundër Southamptonit fundjavën e shkuar ka pësuar një hematomë gjatë ndërhyrjes së qendërmbrojtësit të Liverpulit dhe sipas mediave kolumbiane është duke u trajtuar me një makineri speciale me presion.

    Duke qenë se nuk mund të përdoret akull në një zonë delikate, ai po përdor pajisjen “NormTec” për të shmangur përhapjen e hematomës. Kjo teknologji funksionon duke masazhuar këmbët përmes ajrit të presuar për të përmirësuar qarkullimin e gjakut. Rodrigez postoi edhe një foto gjatë trajtimit, ku ai ndodhej i shtrirë në divanin e shtëpisë së tij gjatë fundjavës. Ai dëmtim e la ish-talentin e Realit në dyshim për t’u aktivizuar ndaj Sauthemptonit javën e shkuar, por arriti të luajë gjatë gjithë 90 minutave.

    Megjithatë, Ancelotti do ta vlerësojë sërish gjendjen e tij përpara ndeshjes kundër Newcastle ditën e diel. 29-vjeçari është shndërruar në një prej liderëve të skuadrës së Evertonit që kur u transferua nga “Bernabeu” këtë verë për 20 milionë paund. Në “Goodison Park”, kolumbiani ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 7 ndeshjet e deritanishme.

    Për dëmtimin e kolumbianit ka reaguar edhe aktorja e filmave pornografikë, Kendra Lust, e cila në një lajm për dëmtimin e lojtarit ka shkruar: “Oh mos! Shpresoj që të jesh mirë”. Kujtojmë se aktorja e ka shfaqur hapur, se me James Rodrigezin janë miq të afërt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!