×
  • Sport
  • Sport

    Dënohet me burg ish-sulmuesi i famshëm norvegjez

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 21:44

    John Carew, ish-futbollist i famshëm norvegjez, është dënuar me një vit e dy muaj burg.

    43-vjeçari akuzohej për evazion fiskal në vlerën e 5,4 milionë koronave norvegjeze (rreth 520 000 euro) dhe përveç dënimit me burg, duhet të paguajë edhe 52 000 euro gjobë.

    Carew pranoi të gjitha akuzat, por tha se gjithçka e kishte bërë pa qëllim.

    Deri tani, nuk ka një ankimim ndaj vendimit të gjykatës nga ana e ish-futbollistit, i cili ka luajtur gjatë karrierës së tij me ekipe si Valencia, Roma, Lyon, Aston Villa dhe West Ham.

    Me përfaqësuesen norvegjeze, John Carew ka luajtur 91 ndeshje përgjatë periudhës 1998-2011, duke shënuar 24 gola./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!