×
  • Sport
  • Sport

    Derbi më i madh në trojet shqiptare: Kaq bileta janë shitur deri tani për sfidën Tirana-Partizani

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 19:09

    Vazhdon shitja e çmendur e biletave për derbin e ditës së premte mes Tiranës dhe Partizanit në “Air Albania Stadium”. Nëse deri ditën e djeshme ishin shitur rreth 11 mijë bileta, sot numri ka shkuar deri në 14 mijë bileta dhe me këto ritme pritet që të zihen praktikisht 80 për qind të vendeve në stadium!


    Kujtojmë që Partizani ka tribunën pas njërës portë në anën e Liqenit (pra, ajo Lindore, e quajtur ndryshe Vasillaq Zëri) dhe gjysmën e tribunës kryesore, pra atë qendrore.

    Por, Tirana duke parë uksin e madh të tifozëve, në bashkëpunim me policinë dhe sigurinë e stadiumit, ka vendosur që tifozët të kenë me vete edhe kartën e identitetit, edhe pse duhet theksuar se 75 për qind e biletave janë blerë pa kartë identiteti.

    Veç kësaj, nga mosha 16 vjeç e poshtë do të duhet që të jenë të shoqëruar nga një prind.

    Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. “Çdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Çdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera. Ftojme të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!