×
  • Sport
  • Sport

    ‘Dhelprat’ nuk tregohen dinake ndaj Liverpoolit të përgjysmuar – ‘Të Kuqtë’ triumfojnë lehtësisht në Anfield

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 22:06

    Liverpooli e ka mposhtur Leicesterin me rezultat 3-0 në kuadër të javës së nëntë në Premier Ligë


    Skuadra e Jurgen Klopp pati shumë mungesa për këtë përballje, por pavarësisht kësaj arritën që të triumfonin, shkruan Reporteri.net

    ‘Të Kuqtë’ fituan me rezultat 3-0 kundër Dhelprave, me të dy golat që u shënuan në pjesën e parë.

    Fillimisht Johny Evans realizoi autogol në minutën e 21-të, ndërkaq Diogo Jota në minutën e 42-të shënoi për 2-0.

    Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi edhe një herë me anë të Roberto Firminos në minutën e 86-të për rezultatin përfundimtar 3-0.

    Me këtë fitore Liverpooli tani ndanë pozitën e parë me Tottenahmin, me nga 20 pikë, derisa Leicesteri është në vendin e katërt me 18 pikë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!