×
  • Sport
  • Sport

    ‘Diamanti’ i Superligës që po krahasohet me Milot Rashicën – 9 gola në 13 xhirot e para

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 15:29

    Blendi Baftiu është duke shkëlqyer me fanellën e Ballkanit ku shënoi dy gola kundër Feronikelit në ndeshjen që u luajt në Drenas në kuadër të xhiros së 13-të në Superligë


    Ballkani nga Suhareka vazhdon të jetë lider i Superligës dhe merita të mëdha për këtë gjë ka ylli i skuadrës, Blendi Baftiu, që deri tash ka shënuar 9 herë dhe është golashënuesi më i mirë në kampionat raporton Reporteri.net

    21 vjeçari që është edhe pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës tashmë ka filluar të krahasohet edhe me Milot Rashicën dhe pritshmëritë janë që ai në një të ardhme të shpërthejë në ndonjë klub evropian .

    Në një storie të publikuar nga ‘RTV Dukagjini’ Blendi tregon shumëçka rreth karrierës së tij dhe ëndrrën për të luajtur në ndonjë klub të madh evropian.

    “Normal si çdo lojtar i ri që luan në Superligën e Kosovës kam synime që të kalojë në një klub apo në ndonjë kampionat më të fortë evropian. Deri tash mendoj që jam duke e bërë një punë të mirë dhe nëse vazhdoj me këto rezultate, besoj dhe shpresoj që në të ardhmen mund të kaloj në një klub evropian.

    Madje, ai tashmë ka filluar të krahasohet me Rashicën dhe pritshmëritë janë që edhe Blendi si vushtrriasi nga Superliga e Kosovës të dalë në një kampionat më të fortë.


    Por, 21 vjeçari tregohet edhe modest kur pyetet për krahasimin me Milotin ku dha këtë përgjigje.

    “Për mua është nder dhe kënaqsi që të krahasohem me një lojtar siç është Milot Rashica, mirëpo mendoj që është herët, gjithsesi e imja është që të punoj dhe të vazhdoj kështu se futbollist asnjëherë nuk i dihet, pasi çdo gjë mund të arrihet,”.

    Me formën që po kalon Blendi nuk do të jetë aspak rastësi nëse nga edicioni i ardhshëm e shohim atë në një kampionat shumë më të fortë. Superliga tani ka një ‘Diamant’ të ri i cili po pret që të shkëlqejë edhe në Evropë në të ardhmen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!