×
  • Sport
  • Sport

    Dikur e mbante në bankë rezervë, tani Klopp i shkruan ish-yllit të Liverpoolit: Na mungon

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 11:44

    Dejan Lovren ka treguar një detaj interesant nga biseda e fundit që kishte me Jurgen Kloppin


    Liverpooli po vuan pas dëmtimeve të shumë mbrojtësve, derisa Lovren verën që shkoi u largua nga Anfield, shkruan Reporteri.net

    Largimi i kroatit erdhi pasi ai nuk kishte minutazhë të madhe dhe zakonisht qëndronte në bankë rezervë viteve të fundit.

    Lovren nuk është penduar për largimin nga Liverpooli, dhe Klopp në bisedën e fundit i ka thënë atij se i mungon ‘Të Kuqve’.

    “Jo nuk pendohem. Vendimi im në verë ishte i prerë, të largohem nga Liverpooli dhe të mos e kthej kokën mbrapa më,” ka thënë Lovren.

    “Sezonin e kaluar tërbohesha kur nuk luaja, por tani çdo gjë është ndryshe. Mendoj se unë i mungoj Liverpoolit më shumë sesa Liverpooli më mungon mua. Jurgen Klopp e di këtë, sepse ne flasim. Ai më shkroi së fundmi: ‘Na mungon’,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!