×
  • Sport
  • Sport

    Distria Krasniqi: Kosova nuk do të kthehet në shtëpi vetëm me medaljen time

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 14:16

    Në konferencë para mediave, Distria Krasniqi ka thënë me siguri të plotë se Kosova do të kthehet në shtëpi me një medalje tjetër, përveç Medaljes së Artë që vetë e fitoi.


    “Shpresoj që Kosova nuk do të kthehet në shtëpi me vetëm medaljen time. Kemi 11 sportistë, 5 nga xhudo dhe jam shumë e sigurt se Kosova do të kthehet në shtëpi me një medalje tjetër nga xhudo”, ka thënë ajo.

    Krasniqi ka thënë se në rrugën e saj ka pasur motivim Majlinda Kelmendin, e që tash shpreson se edhe vetë të bëhet motivim për të rinjtë tjerë.

    “Duke parë që Majlinda mundi ta fitonte medaljen e artë, isha e motivuar se edhe unë mund ta bëjë këtë, sepse jemi në një ekip dhe trajnohemi së bashku që kur filluam xhudon. Kështu që nuk ishte motivim vetëm për mua por për tërë shtetin tim. Prandaj, shpresoj që edhe unë të bëhem motivim për të rinjtë që të merren me sport, veçanërisht me xhudo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!