×
  • Sport
  • Sport

    Djali i Messit tregohet i praptë, i gjuan me çamçakëz tifozët në tribuna

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 8:31

    Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, tërhoqi shumë vëmendje në tribunat e Katarit, ndërsa tashmë në rrjetet sociale është shfaqur një video interesante në të cilën bashkë me të është edhe djali i tyre, Mateo Messi.

    Gruaja e Messit nga tribunat VIP ndoqi ndeshjen mes Argjentinës dhe Australisë.

    Kamerat kanë filmuar Antonella Roccuzzo për një kohë të gjatë gjatë ndeshjes, ndaj kanë regjistruar një detaj interesant që nuk do t’i pëlqejë familjes Messi, transmeton Reporteri.

    Në një moment djali Mateo ka nxjerrë çamçakëzin nga goja dhe e ka hedhur në drejtim të tifozëve që  po ndiqnin ndeshjen.

    Menjëherë pasoi një reagim i zemëruar i Antonelës.

    Si çdo nënë, ajo e paralajmëroi djalin e saj që të mos e bënte këtë. /Reporteri.net

    VIDEO:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!