×
  • Sport
  • Sport

    Djaloshi i topave ia pa hajrin korrnerit të Arnoldit, shënon golin e parë me Liverpoolin

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 15:01

    Heroi i Liverpoolit, i cili e asistoi Trent Alexander-Arnold në kornerin ndaj Barcelonës që rezultoi me golin e kualifikimit ka filluar karrierën e tij me klubin.


    Cannonier tani po ushtron profesionin si futbollist. Ai ka shënuar golin e parë me Liverpool U18 në një miqësore kundër Burton Albion.

    Liverpool e fitoi këtë ndeshje 4-0 me djaloshin i cili shënoi njërin gol.

    Cannonier ishte krucial për fitoren e Liverpoolit ndaj Barcelonës pasi gjatë rivënies nga këndi, ai ia asistoi topin shpejtë Alexander-Arnoldit me ç’rast Origi shënoi golin vendimtar.

    Ai kishte marrë lëvdata edhe nga ish-trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho i cili e kishte quajtur një gjeni atë./Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!