×
  • Sport
  • Sport

    Doktori që e rriti Lionel Mesin me 10 cm dhe e bëri yllin e botës, sot e mallkon Argjentinën me shpirt: Uroj që t’i humbin të tre ndeshjet dhe të eliminohen

    Reporteri
    25 Nëntor 2022 | 9:09

    Leo Messi e filloi Botërorin e tij të fundit në një mënyrë dëshpëruese. Në premierën e tij në Katar, Argjentina humbi nga Arabia Saudite me rezultat 1-2. Lojtari i PSG shënoi një gol nga pika e bardhë, por kjo duhet të jetë pak ngushëllim për të. Përshtypja e përgjithshme është se Messi arriti në turne në formën më të mirë të mundshme. Megjithatë, ndeshja e parë nuk e tregoi këtë, sidomos në pjesën e dytë ku erdhi përmbysja e madhe.

    Arsyeja pse Messi sot është një nga më të mirët në histori, i detyrohet mjekut të dikurshëm, që i plotësoi dëshirën për ta zgjatur me 10 cm. Doktori bëri gjithçka për t’i dhënë Messit gjatësinë e nevojshme për t’u bërë futbollist, pasi në të kundërt, ndoshta nuk do të ishte në këto nivele.

    “Leo më pyeti nëse do të rritej mjaftueshëm për t’u bërë futbollist. Unë i thashë: “Mos u shqetëso, do të jesh më i gjatë se Maradona. Nuk e di sesa i gjatë do të jesh, por e sigurt më tepër se Maradona. Në fund, kisha të drejtë. Maradona ishte 1.67 dhe Messi 1.69. Kjo është pak a shumë ajo që prisja”, tha Schwarzstein disa vite më parë.

    Marrëdhënia mes tyre mbeti fantastike gjatë gjithë viteve të kaluara. Ndërsa ishte në Barcelonë, djali i doktorit ishte mysafir i rregullt në dhomën e zhveshjes së Camp Nou. Megjithatë, tani vjen një deklaratë disi tronditëse me të cilën Schëarzstein tha se do të dëshironte që Argjentina të humbiste të gjitha ndeshjet e saj në Kupën e Botës.

    “Si argjentinas, si qenie njerëzore, do të doja që ata të humbnin të tre ndeshjet dhe të eliminoheshin në raundin e parë. Pse? Jam i bindur se kjo qeveri populiste që kemi këtu do të përdorte suksesin e Argjentinës në Kupën e Botës për të mbuluar dështimet e saj. Mund të njoftoj një zhvlerësim të monedhës ditën kur skuadra luan, kur askush nuk është i fokusuar në të.

    Kam kaluar shumë kriza në Argjentinë, por kjo është më e keqja. Të dhënat e qeverisë thonë se duhet të fitosh rreth 716 euro në muaj, që të mos quhesh i varfër. Por paga minimale këtu është vetëm 350 euro, pra ata që kanë një punë, janë të varfër”, tha doktori. /Sport Ekspres

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!