×
  • Sport
  • Sport

    Dorëzohet Dortmundi: Vështirë ta zëmë Bayernin tani

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 8:49

    Trajneri i Borussia Dortmundit, Lucien Favre, e ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë shumë të vështirë ta ndalojë Bayern Munichun në tentimin për ta fituar titullin e tetë radhazi të Bundesligës, pas triumfit të bavarezëve në Klassiker.


    Dortmundi e nisi derbin e madh gjerman të së martës kundër liderëve, me vetëm katër pikë më pak sesa Bayerni dhe pasi i kishte fituar gjashtë ndeshjet e fundit të Bundesligës.

    Megjithatë, supergoli i Joshua Kimmich ishte i mjaftueshëm për Bayernin që ta marrë fitoren në këtë përballje dhe të kalojë me shtatë pikë epërsi në krye të tabelës, tani që kanë mbetur vetëm edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar.

    Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, kishte thënë para ndeshjes se nikoqirëve i duhej fitorja në këtë ndeshje nëse synonte t’ia zinte vendin e kampionit Bayernit. Ndërsa, trajneri Favre u shpreh i zhgënjyer pas humbjes, përkundër që tha se ishte krenar me paraqitjen e skuadrës së tij.

    “Ne luajtëm shumë mirë në 30 minutat e parë, por pastaj luajtëm shumë në mbrojtje pas kësaj. Edhe pjesa e dytë ishte e mirë gjithashtu. Ne patëm raste, por na mungonte ajo saktësia në goditjen e fundit”, ka thënë Favre.

    “Ne të paktën e merituam një barazim. Luajtëm më mirë sesa që luajtëm në ndeshjet kundër Wolfsburgut dhe Schalkes”, transmeton Gazeta Express.

    “Do të jetë shumë e vështirë tani në garën për titull. Shtatë pikë prapa me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura… kjo do të jetë brutalisht e vështirë”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!