×
  • Sport
  • Sport

    Dramë në Emirates: Arsenali e përmbysë Aston Villën në minutat e fundit

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 19:33

    Arsenali e ka mposhtur Aston Villën me rezultat 3-2 në kuadër të javës së gjashtë në Premier Ligë


    Skuadra e Unai Emeryt fitoi me vështirësi ndaj Aston Villës, ndërsa gjysmën e lojës e kaloi me një lojtar më pak në fushë pasi Maitlend Niles u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 41-të, shkruan Reporteri.net

    Aston Villa shënoi e para në këtë takim me McGinn, në minutën e 20-të, ndërsa Pepe barazoi shifrat në minutën e 59-të nga penalltia.

    Wesley në minutën e 60-të riktheu epërsinë e mysafirëve, para se Chambers dhe Aubameyang në minutat 81′ dhe 84′ të realizojnë për fitoren e Arsenalit.

    Arsenali pas kësaj fitore është në vendin e katërt me 11 pikë, ndërsa Aston Villa zë pozitën e 18-të me 4 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!