×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori i Real Madridit tregon pse madrilenët s’bënë kurrë ofertë për Messin

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 22:56

    Një numër i madh yjesh kanë shndritur në “Santiago Bernabeu”, mirëpo klubi madrilen nuk ka tentuar kurrë ta transferojë yllin argjentinas, Lionel Messin nga Barcelona. Anëtari i bordit drejtues të Real Madridit, Jeronime Farre, ka sqaruar pse ndodhi diçka e tillë.


    Real Madridi e ka pasur si rregull transferimin e “Galaktikëve” gjatë afateve kalimtare dhe disa prej tyre u transferuan në Madrid nga pikërisht rivali më i madh i tyre, Barcelona, transmeton Gazeta Express.

    Luis Figo është i famshëm për kalimin e tij nga “Blaugranët” te “Los Blancos” në vitin 2000, ndërsa sulmuesi brazilian Ronaldo përfundoi në kryeqytetin spanjoll pasi e kishte kaluar një pjesë të karrierës së tij në Katalonjë.

    Për shkak se Real Madridi është mësuar t’i ketë në skuadër yjet si Zinedine Zidane, David Beckham, Kaka e Cristiano Ronaldo, ishte pritur që në planet e tyre gjatë afateve kalimtare të jetë edhe Messi dikur, përkundër lidhjes së tij të fortë me Barcelonën.

    Megjithatë, bordi drejtues i Real Madridi ishte pajtuar që një tentim për ta transferuar argjentinasin do të ishte i pakuptimtë.

    “Nëse Messi nuk ka luajtur në Real Madrid, kjo është sepse ne nuk kemi pasur mundësi ta realizojmë këtë gjë. Kjo është sepse ai nuk ka qenë shumë i qasshëm apo i lirë”, ka thënë Farre në një intervistë me EL Mundo.

    “Ylli tjetër i madh ishte Cristiano Ronaldo dhe Real Madridi e shijoi talentin e tij për nëntë sezone”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!