×
  • Sport
  • Sport

    Drejtori sportiv i Werderi: Rashica do të bëhet edhe më i mirë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 16:05

    Milot Rashica po vazhdon të shkëlqej me skuadrën e Werderit, këtë e ka thënë edhe drejtori sportiv i skuadrës gjermane, Baumann.


    Baumann thotë se Rashica dita ditës po e dëshmon veten dhe do të bëhet lojtar më i mirë, shkruan Reporteri.net.

    “Miloti ka edhe më shumë potencial dhe ai nuk i ka shkuar ende deri në fund zhvillimit të tij. Ai do të bëhet vetëm edhe më i mirë, pasi që është gati të mësojë dhe të investojë shumë”, ka thënë Baumann.

    Për klubin gjerman, Rashica është ndër transferimet më të mira gjatë viteve të fundit. Drejtori Sportiv trego edhe se si ka arritur që ta bind Rashicën që t’i bashkohet Werderit.

    “Kishte edhe të tjerë të interesuar nga Gjermania dhe Italia. Por, neve na ndihmoi fakti që kishim emër në Bundesligë. Ne fituam shumë pikë në këtë garë shkaku i ambientit tonë”, shtoi Baumann.

    “Unë bisedova me [agjentin e Rashicës, Altin] Lalën. Ai e njeh mirë Bremenin nga karriera e tij si futbollist dhe ka mendim shumë të mirë për ne. Ai u kushtoi rëndësi të veçantë Milotit në këtë rast”.

    Kujtojmë se Milot Rashica, ka bërë 25 paraqitje për Kombëtaren e Kosovës, i ka regjistruar 16 gola dhe tetë asiste në 44 paraqitjet e tij në Bundesligë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!