×
  • Sport
  • Sport

    Drejtuesit e KOK-ut priten nga kryeministri Kurti, iu premtua përkrahje prej shtetit

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 16:02

    Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, janë pritur sot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa të pranishëm ishin edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

    Presidenti i Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti e falënderuan kryeministrin Kurti për mirëpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit në vend dhe njëkohësisht prezantoi punën dhe objektivat e Komitetit Olimpik të Kosovës për zhvillimin e sportit në vend.

    Veçanërisht u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit drejt zhvillimit të sportit elitar, sportit për të gjithë, shkollor dhe universitar.

    Kryeministri Kurti, tregoi gatishmërinë e tij për përkrahjen e sportit si fushë me interes dhe prioritet shtetëror.

    Sporti përveç që fuqizon imazhin pozitiv të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duhet të bëhet kulturë në vendin tonë, tha ai.

    U diskutua edhe për infrastrukturën sportive si komponentë tejet e rëndësishme për masovizimin dhe rezultatet sportive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!