×
  • Sport
  • Sport

    Drita e fiton me përmbysje derbin ndaj Gjilanit

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 15:41

    Në Stadiumin e Qytetit në Gjilan është zhvilluar derbi më i madh lokal në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, të cilën e fituan këta të fundit me rezultat 3-2.


    Pas një harkimi nga Gerhard Progni, Darko Nikaç e zhbllokoi rezultatin (7’) me një gol të hershëm të shënuar me kokë.

    Nuk vonoi shumë reagimi i ‘Intelektualëve’, të cilët shënuan golin e barazimit. Hamdi Namani veproi mirë në zonë për t’i barazuar shifrat (26’).

    Pa përfunduar pjesa e parë, Nikaç shfrytëzoi pakujdesinë e intelektualëve për ta rikthyer epërsinë e Gjilanit (42′).

    Drama vazhdoi në gjysmën e dytë, në të cilën Drita e përmbysi rezultatin me dy gola të vonshëm.

    Fillimisht, Astrit Fazliu e barazoi rezultatin (89’), ndërsa më pas Betim Haxhimusa e shënoi golin e fitores (90’).

    Me këtë fitore, Drita ngritët në kuotën e 30-të pikëve, dy më pak se lideri Ballkani, kurse Gjilani mbetet me 23 pikë në vend të katërt në tabelë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!