×
  • Sport
  • Sport

    Drita ia “terron” Gjilanit – Qyteti vishet bardh e kaltër

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 14:56

    Tashmë ka përfunduar derbi më i zjarrtë i Kosovës, ai ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.


    Skuadrat zhvilluan takimin e tyre në kuadër të xhiros së 18’të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Reporteri.net.

    Dritës i mjaftuan dy golat e Betim Haxhimusës (65′),(79′) që ta vulos ndeshjen në favor të “Intelektualëve”.

    Takimi u zhvillua me tensione të shumta, ku kishte një numër të madh të tifozëve të pranishëm në stadiumin e qyteti të Gjilanit.

    Kështu, djelmoshat e Ardijan Nihiut u treguan më të shkathët gjatë lojës dhe me dy gola arritën ta mposhtin skuadrën e teknikut, Gentjan Mezani.

    Ndryshe, Drita me këtë fitore paketoi 34 pikë, tri pikë më pak se Ballkani që tashmë mbanë pozitën e parë. Ndërkaq Gjilani radhitet në vendin e katër me plotë 32 pikë./Reporteri.net/


    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!