×
  • Sport
  • Sport

    Drita në kërkim të historisë, sonte e pret testi i vështirë në Poloni

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 11:19

    Drita sot do të luajë me Legia e ëarsaë në Poloni në kuadër të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës


    Kjo ndeshje do të fillojë nga ora 20:45 dhe do të ketë transmetim në Supersport, shkruan Reporteri.net

    Drita në rundin e dytë eliminoi Silkesin pas një ndeshje fantastike ku fitoi 2-0.

    Sonte ka një test të vështirë kundër një skuadre si Legia që ka traditë në garat evropiane, por ‘Intelektualët’ janë të gatshëm për t’u përballur edhe me një klub të tillë.

    “Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme,” ka thënë trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu.

    Ndryshe, Drita është skuadra e vetme kosovare që ka arritur deri në rundin e tretë të kualifikueseve të Ligës së Evropës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!