×
  • Sport
  • Sport

    Drita shndrit në Evropë, fiton kundër Sileksit në Shkup dhe kalon në rrethin e tretë të EL

    Reporteri
    17 Shtator 2020 | 22:19

    Drita FC do të jetë skuadra e parë kosovare që do të luan në rrethin e tretë të Europa Ligës. Skuadra kosovare shënoi fitore kundër kampionit të Maqedonisë, Sileks FC për të kaluar kështu në fazën e tretë të eliminimit direkt në Evropa Ligë


    Drita është hyrë sonte në histori të futbollit kosovar, pasi që bëhet skuadra e parë kosovare që është kualifikuar në rrethin e tretë të garave të Evropa Ligës.

    Kampioni i Kosovës, e cila padrejtësisht ishte eliminuar edhe nga gara e Ligës së Kampionëve kundër Linfield, pasi që kishte pasur vetëm një futbollist të infektuar me COVID-19 sonte zhvilloi ndeshjen e radhës kundër kampionit të Maqedonisë, Sileks.

    Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi e tërë në kontroll të skuadrës kosovare, sidomos në 30 minutat e parë të saj ku Xhevdet Shabani ishte gati për ta dënuar Sileksin nga goditja e lirë.

    Në pjesë e dytë, Drita prapë ishte më e mirë dhe erdhi të goli që në minutën e 48-të ku Fidan Gërbeshi shënon gol nga penalltia.

    Në fakt ishte Namani ai që nxorri penalltinë për gjilanasit.

    E derisa Sileks mendonte që të kthehej në lojë, një kundërsulm i shpejt u bë nga Drita dhe para Sileks shkakton faul Darko Grozdanoski e që mandej ndëshkohet me karton të kuq.

    Drita vazhdon me sulme dhe shënon edhe golin e dytë, që ishte një super gol i Ardian Limanit më të djathtën e tij në minutën e 80-të.

    Pas kësaj fitoreje Drita do të luajë kundër Legia Varshavës në Poloni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!