×
  • Sport
  • Sport

    Dritë në fund të tunelit për Milanin, ky person dëshiron ta blejë klubin dhe ta sjellë Guardiolan dhe Messin

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 17:55

    Shumë prej nesh u rritën duke parë AC Milan ta dominojë futbollin italian dhe evropian.


    Në gjashtë sezonet e mëparshme në Serie A, Milani ka përfunduar në vendin e tetë, të 10-të, të shtatë, të gjashtë, të gjashtë dhe të pestë, shkruan Reporteri.net.

    Ata madje u desh të sakrifikonin vendin e tyre në Evropa Ligë këtë sezon për shkak të parregullsive financiare.

    Por si duket ditë të mira po vijnë për Milanin, pasi skuadrën kërkon që ta marr në pronësi njeriu i tretë më i pasur në botë, Bernard Arnault. Madje Arlut pretendon që t’i bëjë dy transferime të mëdha në skuadër, me Pep Guardiolën trajner dhe Lionel Messin lojtar.

    Ndërkohë, nuk duket shumë e qëndrueshme se Messi me këtë moshë që ka ta lë Barcelonën, por edhe puna e trajnerit është pak e mundur, pasi Milani nuk ka shumë javë që ka firmosur me Stefano Piolin.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!