×
  • Sport
  • Sport

    Duda Balje si Schumacheri, merr pjesë në garat në Auto-Slalom

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 18:44

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ashtu si ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrur pjesë në garat automobilistike në Ferizaj.


    Kjo garë e cila u mbajt në kuadër të Kampionatit të organizuar nga Federata Automobilistike e Kosovës, mblodhi shumë gra, shkruan Reporteri.net

    Ato garuan në disiplinën ‘Auto Slalom’ dhe ishte edhe Duda Balje ajo e cila iu bashkangjitë iniciativës së shumë grave të Kosovës.

    Përmes një postimi në facebook, Balje ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë garë ku ka ndarë edhe disa fotografi.

    “Gara Automobilistike e Gjinisë së bukur – femrave në Ferizaj ????”, ka shkruar Balje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!