×
  • Sport
  • Sport

    “Duhet të fitoj patjetër”, Joshua flet para meçit ndaj Usyk

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 16:52

    Anthony Joshua e sheh të detyrueshme fitoren ndaj Oleksandr Osyk të shtunën mbrëma.

    Përballja e dytë, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, do të vendosë shumëçka në lidhje me forcën e dy boksierëve.

    Usyk vjen pas një triumfi të lavdishëm rreth një viti më parë dhe një fitore eventuale më 20 gusht do ta rikonfirmonte supremacinë e tij ndaj britanikut.

    Duke e parë rrezikun që po i kanoset në lidhje me karrierën e tij, Joshua nuk mendon për disfatë. Mposhtja e ukrainasit tashmë është kthyer në një “imperativ kategorik” për ish-kampionin e peshave të rënda.

    “Duhet të fitoj. Kjo është. E dua presionin, është një garë dhe unë dua t’i realizoj qëllimet e mia atë mbrëmje”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!