×
  • Sport
  • Sport

    Dy futbollistë të Vushtrrisë me simptoma të coronavirusit, kjo është gjendja e tyre

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 13:49

    Gjendja pandemike në vendin tonë është duke u rënduar. Në ditët e fundit numri të infektuarve është rritur dukshëm po thuajse në të gjitha qytetet.


    Një ndër qytetet më të prekura me “Covid-19” është Vushtrria dhe e kuptueshme që të rrezikuar janë edhe futbollistët e klubit të Vushtrrisë, që bën gara në IPKO Superligën e Kosovës.

    Presidenti i Vushtrrisë, Bajrush Kajtazi në një prononcim për Insport është shprehur tejet i shqetësuar me gjendjen aktuale, duke deklaruar se dy futbollistë të klubit janë me simptoma të “Covid-19”, madje njëri është në gjendje të rëndë.

    “Dy futbollistë janë me simptoma të “Covid-19”, që të dyve ua janë shfaqur pas ndeshjes së fundit me KF Flamurtarin. Për momentin ata janë të izoluar por ne e kemi kuptuar vetëm pas ndeshjes, madje njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ditëve në vijim pritet të testohen, por Federata e Futbollit të Kosovës duhet të merr masa dhe të testohemi të gjithë, së bashku me dy klubet që jemi përballur dy xhirot e fundit, që janë KF Ballkani dhe KF Flamurtari”.

    Sipas Kajtazit, simptomat e tyre janë temperaturë dhe lodhje. Pas ndeshjes me Flamurtarin, njëri prej tyre në dhomat e zhveshjes ka shqetësuar gjithë skuadrën pasi gjendja e tij ishte e rëndë.

    Vushtrria në xhiron e 28-të ishte nikoqire e KF Flamurtarit në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat baras 2:2.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!