×
  • Sport
  • Sport

    Dy shqiptarë në Fenerbahce, kapiteni i Dinamo Zagrebit mund të bëhet shok skuadre me Muriqin

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 20:18

    Kapiteni shqiptar i Dinamos Zagrebit Arian Ademi mund të transferohet gjatë kësaj vere te Fenerbahçe.


    Media kroate “vrisak.info” shkruan se ish-tekniku i skuadrës më të mirë të Kroacisë Nenad Bjelica shikohet si kandidati kryesor për të drejtuar Fenerbahçen sezonin e ri.

    Ai dëshiron të sjellë 4 lojtarë nga futbolli kroat te Fenerbahçe dhe njëri prej tyre është dhe Ademi.

    CroSports on Twitter: "A play in 4 acts. Arijan Ademi (Dinamo ...

    Por, duke parë lidhjen e fortë të tij me Dinamon duket shumë e vështirë që pas 8 vitesh, Ademi të largohet nga klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit kroat.

    Nëse do të kalojë te Fenerbahçe, Ademi do të bashkohet me një tjetër futbollist shqiptar, sulmuesin e Kosovës Vedat Muriqin.

    Arjan Ademi ka fituar me Dinamon 8 kampionate kroate dhe ka përfaqësuar skuadrën në kompeticionet europiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!