×
  • Sport
  • Sport

    E bujshme: United e do Vedat Muriqin, kontakton agjentin e tij

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 19:16

    Manchester United raportohet se ka shtuar në listën e tyre të transferimeve sulmuesin e Fenerbahces, Vedat Muqiri, para fundit të afatit kalimtar të janarit.


    Lëndimi i Marcus Rashford ka bërë që gjiganti anglez të kërkojë një sulmues për Ole Gunnar Solskjaer, që është kërkesë e tij.

    Luka Jovi, Odion Ighalo dhe Islam Slimani kanë qenë të lidhur me një kalim në Old Trafford, por sipas mediumit turk Fotospor, United ka kontaktuar Muriqin.

    Shqiptari ka shënuar 12 herë nga 18 paraqitje në Superligën e Turqisë këtë sezon, thuhet se mirëpret interesin e gjigantëve të Ligës Premier.

    Manchester Unitedi e ka kontaktuar agjentin e Muriqit, Haluk Canatar dhe e ka informuar atë se duan të futen në bisedime me Fenerbahçen.

    Sidoqoftë Fenerbahce është në kërkim të titullit të kampionit dhe nuk duan ta shesin lojtarin kryesor të tyre.

    Muriqi ka akoma tre vjet e gjysmë të mbetur në kontratën e tij me Fenerin, ndërsa më parë për të ishin interesuar edhe klube si Tottenham, Sevilla e Atletico Madrid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!