×
  • Sport
  • Sport

    E çuditshme: Erling Haaland u lëndua nga gjyqtari i ndeshjes

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 10:23

    Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, u dëmtua pas një përplasje me gjyqtarin kryesor të ndeshjes Tobias Stieler në ndeshjen kundër Bayern Munchen.


    Në minutën e 69-të të ndeshjes, Stieler rastësisht shkeli këmbën e Haaland në mesin e fushës ndërsa lëvizte prapa.

    Ish sulmuesi i Eintracht dhe tani ekspert në kanalin televiziv “Viasport”, Jan Aage Fjortoft, tregoi se nga ky incident Haaland dëmtoi gjurin, çka e shtyu atë të kërkonte zëvendësim.

    Në vijim mbetet për t’u parë sesa serioz ka qenë ky dëmtin për 19-vjeçarin dhe sesa do të ndikojë në ecurinë e karrierës së tij.

    Haaland ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje të Bundesligës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!