×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Futbollisti i Arsenalit e lëshon fushën në lot, pasi u fye në baza racore

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 19:10

    Arsenali do ta dërgojë menaxherin e huazimeve në Gjermani për shkak se futbollisti në pronësi të tyre është fyer në baza racore qysh në ndeshjen e parë.


    Osei-Tutu, në huazim tek skuadra e VFL Bochum, do të vizitohet nga menaxheri i huazimeve të Arsenalit, Ben Knapper, shkruan Reporteri.net

    Knapper do t’i ofrojë ndihmën private talentit pas incidentit shokues të pjesës së parë.

    Mbrojtësi i djathtë Osei-Tutu ishte quajtur m** i zi nga një kundërshtar derisa ishte duke luajtur për ekipin e tij ku është i huazuar kundër ekipit zviceran FC Gallen.

    Arsenali e ka quajtur këtë akt të ‘papranueshëm’ dhe shoqata për anti-diskriminim e ka cilësuar si të ‘sëmurë’.

    Por, futbollisti vazhdon të mbetet i përqendruar në ekipin aktual dhe nuk e ka ndërmend ta ndërprejë huazimin./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!