×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Ylli i Bayernit humb Kampionatin Evropian

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 14:08

    Niklas Sule mund të harrojë të luajë në Euro 2020 me Gjermaninë, pasi pësoi lëndim në ligamentin anterior, sipas presidentit të Bayern Munich, Uli Hoeness.


    24-vjeçari iu nënshtrua operacionit të dielën pasi skanimet konfirmuan se ai grisi ligamentin anterior në gjurin e majtë gjatë barazimit 2-2 me Augsburg.

    Duke folur para gazetarëve përpara përplasjes së Bayernit në Ligën e Kampionëve me Olympiacos të martën, Hoeness tha: “Sule mund të harrojë Euron. Kjo është gjithçka e pakuptimtë. Ai duhet të përqendrohet në sezonin tjetër tani”.

    Vlerësimi i Hoeness do vjen si një goditje për trajnerin e ekipit kombëtar Joachim Low, i cili e ka bërë ish-lojtarin e Hoffenheim si shtyllë kryesore gjatë viteve të fundit.

    Sule luajti 90 minutat e plota në miqësoren e javës së kaluar kundër Argjentinës, si dhe në kualifikimin e Euro 2020 kundër Estonisë.

    Qendërmbrojtësi, i cili ka bërë 11 paraqitje në të gjitha garat për Bayern këtë sezon, pësoi dëmtimin e njëjtë sikur katër vjet më parë, ndërsa luante për Hoffenheim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!