×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Milani, dy yjet e skuadrës infektohen me coronavirus

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 9:37

    AC Milan njofton se Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernández rezultuan pozitivë me koronavirus.


    I gjithë ekipi kreu dje testimet për COVID-19, kurse Theo Hernandes dhe Hakan Calhanoglu rezultuan pozitivë.

    Autoritetet kompetente shëndetësore janë informuar për rastet, kurse dy lojtarët janë asimptomatikë, transmeton Gazeta Express.

    Ata u vendosën menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë lojtarët dhe stafi do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër, sipas indikacioneve të protokolleve aktuale.

    Milan luan nesër në udhëtim ndaj Cagliarit me fillim nga ora 20:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!