×
  • Sport
  • Sport

    E kryer, Rangnick merr drejtimin e Milanit

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 21:10

    Në mediet italiane raportohet se Ralf Rangnick dhe Milani kanë arritur marrëveshje, dhe se gjermani do bëhet trajneri i kuqezinjëve sezonin tjetër.


    Roli i Rangnickut ka qenë i vetmi pazëll i pazgjidhur, pasi interesimi i Milanit për të ishte prej kohësh i ditur.

    “Sky Sport Italia” “Tuttomercatoweb” dhe “MilanNews.it” janë të gjitha në të njëjtën linjë që Rangnicl do ketë pushtet të plotë tek Milani, do jetë trajner, drejtor sportiv dhe madje do jetë edhe tek departamenti i mjekësisë. Ivan Gazidis e ka informuar tashmë drejtorin Paolo Maldinin për ardhjen e Rangnickut.

    Me ardhjen e gjermanit nuk do ketë më vend për drejtor tek Milani për Maldinin, ku Gazidis i ka ofruar rolin e ambasadorit të klubit, ku me shumë mundësi Maldini do e refuzojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!