×
  • Sport
  • Sport

    E lëndoi kokëshkurrja, zbulohet se sa gjatë do të mungojë Alexis Sanchez

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 20:16

    Javët e fundit ishte rikthyer në formë dhe kishte filluar të marrë minuta të rëndësishme me Interin, duke shënuar edhe golin e parë për skuadrën zikaltër, por një dëmtim në miqësoren Kolumbi-Kili do t’i kushtojë shtrenjtë sulmuesit Alexis Sanchez.


    Ky i fundit, pas analizave në klubin milanez, është konsultuar edhe me doktor Ramon Cugat në Barcelonë dhe përfundimisht ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka pësuar një zhvendosje të tendinës në kyçin e këmbës.

    Paraprakisht thuhet se operacioni, që pritet të kryhet këto ditë, do ta lërë jashtë sulmuesin kilen nga 75, deri në 90 ditë, ndërsa Antonio Conte do të duhet të bëjë planet me Sanchez vetëm për vitin e ardhshëm.

    Vendimin për operacionin, Sanchez e ka marrë edhe në konsultim me mjekët e Manchester United, pasi janë pikërisht “djajtë e kuq” ata që disponojnë kartonin e tij, ndërsa tashmë Conte ka mbetur me vetëm 3 sulmues në dispozicion, Lukaku, Politano dhe Lautaro Martinez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!