×
  • Sport
  • Sport

    E mrekullueshme: Kosova U-17 e ndalë me barazim kampionin në fuqi të Evropës

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 21:15

    Kombëtarja U-17 e Kosovës ka barazuar 1-1 me Holandën U-17


    Nuk është vetëm Kombëtarja A me të cilën duhet të mburremi, pasi suksese po arrijnë edhe ekipet zingjirë, si U-21, U-19 e U-17, shkruan Reporteri.net

    Kosova U-17 u tregua arrë e fortë për Holandën U-17 e cila nuk arriti ta fitonte më shumë se një pikë përballë ‘Dardanëve’ të rinj.

    Holanda kaloi në epërsi në pjesën e parë me golin e Mylian Jimenez në minutën e 11-të, ndërsa Granit Hana në minutën e 69-të barazoi rezultatin dhe ia siguroi një pikë të artë Kosovës në ndeshjen e parë parakualifikuese për Kampionatin Evropian.

    Ndryshe, Holanda U-17 është kampion i Evropës, derisa Kosova në Grup përveç ‘Tulipanëve’ ka edhe Slloveninë e Uellsin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!