×
  • Sport
  • Sport

    E pabesueshme: Gattuso refuzoi 18 oferta para se t’i thoshte ‘PO’ Napolit

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 15:08

    Gazeta italiane La Repubblica, tregon disa prapaskena interesante rreth kalimit të Gennaro Gattusos te Napoli.


    Përpara se të pranonte ofertën e presidentit të klubit të kaltër Aurelio De Laurentiis, Gattuso ka refuzuar plot 18 oferta që kanë mbrritur në drejtim të tij nga klube italiane dhe klube të huaja.

    Pistat më konkrete ishin ato të Valencias, Genoas, Sampdorias, Olympiacos dhe një klubi kinez.

    Pritja e gjatë e Ringios është shpërblyer tashmë pasi 41-vjeçari do të drejtojë skuadrën e vetme që ka rivalizuar Juventusin në garën për titull gjatë viteve të fundit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!